Trajneri shpëtoi jetën e djalit të shërbëtores

Futboll

Trajneri shpëtoi jetën e djalit të shërbëtores

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 21:10
Trajneri shpëtoi jetën e djalit të shërbëtores

Kur mbërriti në Paris, ai punësoi një sherbetore nga Filipinet.

Fillimisht ishte një marrëdhënie pune mjaft e ftohtë, por pas ca kohësh situata u prish.

Thomas Tuchel dhe familja e tij mësuan historinë e gruas. E cila po rriste 3 fëmijë të vegjël vetëm dhe jetonte në periferi të kryeqytetit francez.

Njëri prej tyre kishte një problem në zemër dhe duhej operuar, por gruaja nuk kishte para për të paguar shpenzimet mjekësore dhe kështu ajo punoi shumë për të fituar sa më shumë para.

Kur Tuchel kuptoi se situata në Paris ishte e pasigurt dhe mund të largohej së shpejti, ai i shkroi një çek gruas për të mbuluar plotësisht shpenzimet mjekësore të djalit të saj, i cili ishte në gjendje të operohej.

Jo vetëm kaq, duke ditur se një nga ëndrrat e gruas ishte të blinte një shtëpi për familjen e saj në atdheun e saj, ai gjithashtu bleu një vilë në Filipine në emër të shërbëtores.

Disa ditë më vonë ai u shkarkua nga PSG dhe u transferua në Londër”.

Kështu një gazetar parizienn i afërt me familjen e gjermanit zbuloi këtë prapaskene të përvojës franceze të Thomas Tuchel. Një njeri i vërtetë para se të jetë trajner...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat