Supergol i Odegaardit. Arsenali importon tre pikë 

Futboll

Supergol i Odegaardit. Arsenali importon tre pikë 

Nga: K.Goca Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:57
Supergol i Odegaardit. Arsenali importon tre pikë 

Arsenali kthehet me tri pikë të rëndësishme nga stadiumi “Turf Moor”, duke e mposhtur me rezultat 1.0 Burnley, në takimin e javës së pestë të Premier League.

Futbollisti Martin Odegaard shënoi eurogol në minutën e 30-të. 

Ai nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, godet me mjeshtri mbi barrikadën e rivalin dhe plason topin në këndin e djathtë të epërm.

Granit Xhaka mungoi për shkak të kartonit të kuq. 

Trajneri Arteta i gëzohet kësaj fitore për faktin se po i jep qetësinë pas startit të keq.

Arsenali ngritët në vend të 12-të me 6 pikë dhe Burnley është i 19-ti me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat