Manchester Unitedi bëhet favorit për transferimin e Bellinghamit

Futboll

Manchester Unitedi bëhet favorit për transferimin e Bellinghamit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 08:26
Jules Bellingham

Manchester Unitedi thuhet se ka kaluar në epërsi dhe është favorit në garën për nënshkrimin e talentit të madh të Borussia Dortmund, Jules Bellingham.

Sipas mediumi The Sun, përpjekjet e Unitedit për të tërhequr talentin e Anglisë, 18 vjeç, para se ai të transferohej në Dortmund mund të kenë hedhur themelet për një goditje të bujshme në të ardhmen.

Mesfushori i Tre Luanëve po monitorohet gjithashtu edhe nga tri klubet tjera të mëdha të Ligës Premier, Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.

Trajneri legjendar i Unitedit, Sir Alex Ferguson e kishte propozuar lojtarin te drejtuesit, ndërsa Bellingham pëlqehej edhe nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Por, Bellingham u transferuar me sukses te gjermanët e Dortmundit, ku u transferua vitin e kaluar për 25 milionë funte.

“Unitedi mund të ketë humbur vitin e kaluar kur ai u transferua në Gjermani, por puna që ata bënë ka bërë një përshtypje të qëndrueshme për Jude dhe familjen e tij”, ka thënë fillimisht një burim i afërt me mesfushorin.

“Ata ishin vërtet të impresionuar me përpjekjet e bëra nga United dhe respektin që treguan nga të gjithë në klub”.

“Takimi me Sir Alex Ferguson ishte qershia mbi tortë. Në fund siç e ka bërë të qartë Jude që atëherë, ai vendosi të transferohet në klubin ku mund të shihte se do të luante menjëherë dhe do të fitonte përvojë të nivelit të lartë javë pas jave”.

“Unitedi nuk mund ta ofronte këtë, por kujtimet e tij nga ajo ditë dhe ndërveprimet që ai kishte me klubin janë jashtëzakonisht të bukura. Unitedi bëri gjithçka siç duhet, kështu që ndoshta në të ardhmen kjo do të funksionojë në favor të tyre”, përfundoi burimi i afërt me Bellingham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat