Xherdan Shaqiri ia çon gishtin, Mbappe i hutuar

Futboll

Xherdan Shaqiri ia çon gishtin, Mbappe i hutuar

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 23:27
Xherdan Shaqiri ia çon gishtin, Mbappe i hutuar

Objektivi i aparatit është i pamëshirshëm! 

Moment interesant në fushë mes yllit nga Kosova, Xherdan Shaqirit dhe yllit francez, Kylian Mbappe. 

Shaqiri e çon gishtin, ndërsa Mbappe shihet si i hutuar apo në kujtime të thella.

A thua kujt ia ngriti gushtin reprezentuesi i Zvicrës? Veç ai e di!

“Mbappe dhe Messi shikojnë njëri -tjetrin në sy”, shkruan media e njohur zvicerane “Blick”. 

Futbollisti Shaqiri u paraqit 79 minuta për Lyonin por të pafat, në çastet e fundit pësuan humbje me rezultat 2:1 nga PSG-së. 

Pas javës së 6-të në elitën e futbollit francez, PSG kryeson me 18 pikë, ndërsa Lyon është në pozitën e 9-të me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat