Ancelotti: Benzema dhe Vinicius janë duke kaluar në formë të mirë

Futboll

Ancelotti: Benzema dhe Vinicius janë duke kaluar në formë të mirë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 00:27
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar menjëherë pas fitores ndaj Valencias.

Dy golat e vonshëm të Benzemas dhe Vinicius i sollën fitoren skuadrës së “Los Blancos”.

Tekniku italian pas ndeshjes lavdëroi dyshen, derisa është ndarë i kënaqur edhe me Eden Hazard.

“Hazard luajti mirë, u kombinua mirë, ka qenë në formën e duhur. Ishte ndeshje e mirë. Në aspektin ofensivë kanë kaluar mirë”.

“Benzema dhe Vinicius janë në formën e duhur, se bashku me Hazard janë duke formuar disa kombinime të bukura”.

“Askujt nuk i pëlqen të humbasë, andaj jam ndarë shumë i kënaqur me këtë fitore”, deklaroi ai.

Real Madrid momentalisht është lider në tabelë me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat