Djali i David Beckham debuton në futbollin profesional

Futboll

Djali i David Beckham debuton në futbollin profesional

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 12:32
Djali i David Beckham debuton në futbollin profesional

Djali i David Beckham, Romeo ka bërë debutimin e tij në futbollin profesional për të rinjtë e Inter Miamit të dielën në mbrëmje.

Beckham junior-it iu dha kontrata e tij e parë profesionale në fillim të këtij muaji, me Inter Miami, e cila është në pronësi të babait të tij.

19-vjeçari bëri debutimin e tij të plotë në fundjavë, duke luajtur 79 minuta nga barazimi i tyre 2-2 me Tormentan në “DRV PNK Stadium".

Romeo filloi në krahun e djathtë kundër Tormentan-pozitën që Beckham e mbajti gjatë karrierës së tij në Manchester United, Real Madrid, Milan dhe Paris Saint-Germain.

Adoleshenti nuk ishte në gjendje të imitonte babanë e tij në paraqitjen e tij të parë, pasi ai arriti vetëm 19 prekje para se të zëvendësohej 11 para përfundimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat