Napoli triumfon ndaj Udinese, Rrahmani realizon gol

Futboll

Napoli triumfon ndaj Udinese, Rrahmani realizon gol

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 23:19
Amir Rrahmani

Napoli ka shënuar fitore në udhëtim te Udinese, në kuadër të xhiros së katërt në Seria A.

“Napolitanët” triumfuan me rezultat bindës 0 – 4, ku nga minuta e parë ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Victor Osimhen zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të Lorenzo Insigne (24′).

Ndërsa, ylli shqiptar Amir Rrahmani dyfishoi epërsinë me një gol të bukur me kokë pas një harkimi të Koulibalyt (35′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, Napoli ishte më e mirë, ku arriti të shënoi edhe dy herë

Ishte senegalezi Koulibaly që në stilin vollej trefishoi epërsinë (52′).

Kurse, Hirving Lozano vulosi fitoren gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt (84′).

Me këtë fitore, Napoli merr kreun me 12 pikë, derisa Udinese renditët në pozitën e tetë me shtatë sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat