Muçi zë për herë të parë vend në 11 më të mirët e Ekstraklasas

Futboll

Muçi zë për herë të parë vend në 11 më të mirët e Ekstraklasas

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 12:26
Muçi zë për herë të parë vend në 11 më të mirët e Ekstraklasas

Ernest Muçi po fillon dalëngadalë të zërë vendin e tij në radhët e Legias së Varshavës.

Talenti i dalë nga akademia e Tiranës po merr gjithnjë e më shumë hapësira me kampionët e Polonisë, me të cilët po arrin të lërë edhe shenjë në fushën e lojës. Pas atij driblimi në stilin “Bejl“ në Ligën e Europës, erdhi dhe një gol fantastik në kampionat, ku ia doli të bënte mrekullinë mes 5 lojtarëve.

Kaq ka mjaftuar që Ernest Muçi të sigurojë një vend në 11 më të mirët e Ekstraklasas.

Faqja zyrtare e ligës polake të futbollit ka shpërndarë sot formacionin me lojtarët më të vlerësuar për javën që shkoi pas dhe në të gjendet edhe emri i lojtarit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat