Raiola tha se De Ligt mund të largohet nga Juve

Futboll

Raiola tha se De Ligt mund të largohet nga Juve

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:14
Raiola tha se De Ligt mund të largohet nga Juve

Chelsea nuk është i kënaqur plotësisht me ekipin që e ka në dispozicion dhe dëshiron ta përmirësojë atë, posaçërisht në mbrojtje.

Kampioni i Evropës, Chelsea, ka shfaqur Interesim për mbrojtësin holandez të Juventusit, Matthijs de Ligt, sipas mediave angleze.

De Ligt vlerësohet se kushton 120 milionë euro dhe shihet si zëvendësues i nevojshëm i Antonio Rudiger, i cili pritet të largohet në verë pas mosmarrëveshjeve me klubin për kontratë të re.

Besohet se qendërmbrojtësi holandez është i pakënaqur në Juventus dhe dëshiron të largohet.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, tha ditë më parë se De Ligt mund të largohet nga Torino verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat