Dinamo e shqetësuar me lëndimin e Ademit

Futboll

Dinamo e shqetësuar me lëndimin e Ademit

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:17
Dinamo e shqetësuar me lëndimin e Ademit

Dinamo e Zagrebit, ashtu siç pritej, kaluan në të tetën e finales së Kupës së Kroacisë, duke e mposhtur me rezultat 4:1 Orientin.

“Sidoqoftë, triumfi në Krime nuk mund të ofronte kënaqësi të plotë sepse dy lojtarë të rëndësishëm u lënduan, kapiteni Arijan Ademi dhe Bartol Franjiç.

Ky ishte një lajm shumë i keq për trajnerin Damir Krznar, sepse ai do të luajë kundër Slaven Belupos të shtunën, dhe pastaj të enjten e ardhshme (me 30 shtator) ndaj Genk-ut në Europa League.

Siç dihet, kapiteni Ademi ka probleme me dëmtime, ai sapo është kthyer në fushë pas një dëmtimi që i ndodhi në ndeshjen me Omonia në raundin e 2 -të të kualifikimeve për Champions League”, shkruan mes të tjera “Jutarnj list”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat