Dani Alves vendos për të ardhmen e tij

Futboll

Dani Alves vendos për të ardhmen e tij

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 20:59
Dani Alves

Mbrojtësi 38-vjeçar, Dani Alves e shkëputi kontratën e tij me Sao Paulon javë më parë pas një mosëmarrveshje rreth pagës.

Braziliani tani ka njoftuar zyrtarisht se ai ka vendosur që nuk do të bashkohet me asnjë klub deri në fund të vitit, ka konfirmuar Fabrizio Romano.

Sipas Romanis, Alves mbetet një agjent i lirë pasi nuk do të nënshkruajë për asnjë klub për pjesën tjetër të këtij viti.

Ai mori katër propozime zyrtare, por i ka hedhur poshtë të gjitha dhe ai do të kthehet në 2022.

Përndryshe, Alves është lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, me 43 tituj të fituar në karrierën e tij futbollistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat