Tërbohet me lajmet për Halandin

Futboll

Tërbohet me lajmet për Halandin

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:33
Tërbohet me lajmet për Halandin

Te Dortmundi ndihen të zhgënjyer dhe të ofenduar për gjithçka që po ndodh rreth të ardhmes së sulmuesit dhe yllit të ekipit, Erling Haland. Lajmet se sulmuesi norvegjez ka firmosur paraprakisht me Realin e Madridit kanë tërbuar keq shefin e klubit verdhezi, Hans Joakim Vacke.

Duke folur për mediat gjermane, ai i ka quajtur broçkulla lajmet në lidhje me të ardhmen e sulmuesit edhe pse nuk e ka fshehur mundësinë e shitjes së tij.

“Po dëgjojmë nga të gjitha budallallëqet në lidhje me të ardhmen e Halandit. Thonë se do ta shesim në verë, por kjo është për turp. Të ardhmen e tij do ta vendosim vetëm ne si klub. Dhe jemi vetëm ne që do të vendosim kur dhe ku. Nuk është vendosur asgjë dhe deri verën e ardhshme ka ende shumë kohë.

Ne si klub kemi marrëdhënie të mira dhe korrekte me menaxherin e tij Rajola dhe nuk mendoj se ai sheh vetëm paratë. Besoj se ai sheh edhe të ardhmen e lojtarit, çfarë është më e mira për të. Ndaj boll hëngrët m..”, ka thënë Vacke për “Sport1”.

Në këtë mënyrë, numri një i klubit verdhezi i ka dhënë një përgjigje spekulimeve në lidhje me të ardhmen e Erling Halandit, i cili është gjithnjë e më shumë i lidhur me Realin e Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat