Varane shpjegon vendimin për largimin nga Real Madridi

Futboll

Varane shpjegon vendimin për largimin nga Real Madridi

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:30
Raphael Varane

Mbrojtësi Raphael Varane thotë se ishte plotësisht i sigurt se donte largimin nga Real Madrid në verë.

Varane iu bashkua Manchester Unitedit në verë, një vit pa i skaduar kontrata.

Kështu, Reali u detyrua ta shesë, dhe Man United pagoi plotë 50 milionë euro.

Para ndeshjes ndaj Villarreal, Varane thotë se ishte plotësisht i sigurt se e donte largimin.

“Ishte proces i gjatë. Nuk ishte vendim vetëm natën”.

“Doja të largohesha nga Real Madrid, për siguri në mënyrën më të mirë të mundshëm”.

“Doja ta provoja vetën diku tjetër, të fitojë eksperiencë dhe emocione te një skuadër tjetër”.

“Dua të provoja diçka ndryshe. E dija që Premeirliga ishte top ligë dhe e kam parë vetë, por ishte vendim shumë i qetë”, nënvizoi ai.

Varane ka pasur shumë sukses te Reali, duke fituar tre tituj të La Liga-së dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat