Shkupi ndeshet me Tikveshin

Futboll

Shkupi ndeshet me Tikveshin

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:53
Shkupi ndeshet me Tikveshin

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, është hedhur shorti për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë.

"Skuadra e jonë FC Shkupi, në Çair do ta presë skuadrën e Tikveshit nga Kavadarci.

Të gjitha ndeshjet për Kupën e Maqedonisë, do të zhvillohen më 20.10.2021 duke filluar nga ora 14:00.
Gjithashtu edhe në këtë fazë, do të luhet vetëm një ndeshje dhe fituesi kalon në çerekfinale", njofton FC Shkupi.

Çiftet tjera të kësaj faze:
Shkëndija – Renova
Bellasica – Sileks
Vardar – Skopje
Struga – Borec
Akademija Pandev – Makedonija GJ.P
Pelister – Rabotniçki
Bregallnica – Ohrid

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat