United duhet të shesë Pogban

Futboll

United duhet të shesë Pogban

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:07
Paul Pogba

Manchester United do duhet të shesë mesfushorin Paul Pogba në mesin e sezonit nëse duan të nënshkruajnë me lojtarë të rinj në afatin e janarit.

28-vjeçari është i lidhur me klubet si Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe PSG, ku ka edhe 12 muaj kontratë të mbetur në “Old Trafford” dhe thuhet se do konsideroi opsionet.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer kaloi një afat veror të shkëlqyer duke shpenzuar 135 milionë euro në yjet si Jadon Sancho, Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo.

Sidoqoftë, tekniku norvegjez dëshiron përforcime tjera dhe pozita e qendërmesfushorit është kërkesë e veçantë.

Sipas Daily Mirror, Man United duhet të shesë mesfushorin francez gjatë janarit, në rast që dëshiron blerje të tjera.

Nëse Pogba nuk refuzon, gjiganti anglez do provojë shitjen që të mos e lejojë të largohet si agjent i lirë në verë.

Në listën e mesfushorëve që i kërkon Man United janë Declan Rice dhe Kalvin Phillips.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat