Shakhtar Donetsk-Inter, përfundon pjesa e parë

Futboll

Shakhtar Donetsk-Inter, përfundon pjesa e parë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Interit dhe skuadrës së Shakhtar Donetsk, ku pas 45’ minutave lojë ende nuk është zhbllokuar rezultati në stadiumin “NSC Olimpiyskiy”.

Sa i përket paraqitjes në pjesën e parë, skuadra e Interit dështoi që të regjistrojë një goditje të vetme drejt portës, krahas një goditjeje të skuadrës ukrainase.

Po ashtu, në posedim të topit më e mirë është treguar skuadra e Shakhtar Donetsk, ku ka 62% të mbajtjes së topit, krahas 38% sa ka regjistruar Interi.

Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat