Diego Costa i përfshirë në një kompanie bastesh, përfitonin para

Futboll

Diego Costa i përfshirë në një kompanie bastesh, përfitonin para

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:59
Diego Costa i përfshirë në një kompanie bastesh, përfitonin para

Ish-futbollisti i Atletiko Madrid dhe i Chelsea, Diego Costa, është vendosur në qendër të skandalit në mediat braziliane.

Sulmuesi i njohur do të kalonte te Atletico Miniero dhe nuk do të kalonte shumë kohë për të qenë në faqe të parë të gazetave.

Futbollisti në fjalë lidhet me veprimtari të paligjshme pasi ka bashkëpunuar me një kompani bastesh në internet, ku kryheshin edhe mashtrime të këmbimit valutor.

Policia ka konfiskuar rreth 1.77 milionë funte si pjesë e hetimit, ndërsa ka theksuar se i përfshirë është edhe një futbollist. Pra duke mos e përmendur emrin konkret, por në media është zbuluar se flitet për Diego Costa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat