Dzeko Kjo është arsyeja pse më ka marrë Interi

Futboll

Dzeko Kjo është arsyeja pse më ka marrë Interi

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:51
Dzeko Kjo është arsyeja pse më ka marrë Interi

Edin Dzeko është lojtari i parë, në sezonin e debutimit me zikaltrit, që ka shënuar të paktën gjashtë gola në shtatë ndeshjet e para të sezonit të Inter-it në Serinë A pas Ronaldo-s në sezonin 1997/98.

Sulmuesi boshnjak ka qenë vendimtar në fitoren 2-1 me përmbysje të marrë nga milanezët në fushën e Sassuolo-s. Dzeko, i aktivizuar në pjesën e dytë, ka realizuar golin e barazimit dhe ka fituar penalltinë e transformuar nga Lautaro Martinez, që ka vendosur ndeshjen.

“Kam shënuar shumë gola, por nuk mbaj mend që të kem shënuar ndonjëherë në topin e parë të prekur. Megjithatë, ka një herë të parë për gjithçka”, ka thënë sulmuesi për DAZN.

“Unë e di se çfarë mund të jap akoma, Inter e di dhe ka vendosur të më marrë pikërisht për të shënuar. Lukaku? Nuk mendoj për të kaluarën, duhet shikuar gjithmonë përpara. Kampionati është i gjatë dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat