Premtimi i Florentino Perez

Futboll

Premtimi i Florentino Perez

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:08
Premtimi i Florentino Perez

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka lëshuar një tjetër “bombë” për sa i përket merkatos së ardhshme dhe mbi të gjitha të ardhmes së Kilië Mbapesë.

Numri një i Madridit është i bindur se sulmuesi francez i Paris SG-së do të veshë fanellën e Realit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Këtë e ka deklaruar vetë Perez gjatë një interviste për “El Debate”.

“Në janar do të kemi lajme për Mbapenë. Shpresojmë që duke nisur nga 1 janari gjithçka të zgjidhet”, ka thënë Perez duke pasur për referencë pikërisht sulmuesin francez të PSG-së. Gjithashtu, presidenti i Realit ka konfirmuar se klubi i tij ka bërë gjithçka në verë për të afruar sulmuesin, fakt ky i pranuar edhe nga vetë Mbape në intervistën e tij të dhënë për “RMC”.

Por pasditen e së martës, Perez ka reaguar sërish duke nënvizuar se nuk dëshiron të hapë luftë me Parisin, nisur dhe nga reagimet e forta nga kryeqyteti francez. “Mund të them se fjalët e mia janë keqinterpretuar. Ne nuk duam të ofendojmë dhe më pak akoma të konfrontohemi me një klub mik si PSG-ja. Ne ruajmë raporte të shkëlqyera”, ka thënë Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat