Kosova U21 sonte (e enjte) do të përballet me Kombëtaren e Çekisë U21, ndeshje kjo e vlefshme përkualifikimet e Kampionatit Evropian.
Ndeshja do te zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00
Pas dy ndeshjeve të para Kosova ka tre pikë në grupin G të kualifikimeve dhe zë vendin e pestë, kurse Çekia ka gjashtë pikë në pozitën e parë.
Çekët llogariten favorit në këtë ndeshje, megjithatë ‘Dardanët’ nuk hyjnë në ndeshje të dorëzuar, pasi kanë kualitet në ekip dhe mund të shkaktojnë befasi sonte.
Këto dy ekipe do të përballen edhe pas pesë ditësh në Çeki më 12 tetor.