Sipas Messit këta futbollistë e meritojnë “Topin e Artë”

Futboll

Sipas Messit këta futbollistë e meritojnë “Topin e Artë”

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 08:42
Lionel Messi

‘France Football’ ka zbuluar të premten listën prej 30 kandidatëve për Topin e Artë për vitin 2021.

Natyrisht, Lionel Messi është kandidati numër një për ta rrëmbyer të shtatin në karrierë, që do ta thellonte rekordin historik me përcjellësin më të afërt, Cristiano Ronaldon, që ka fituar 5 Topa të Artë.

Messi, në një intervistë për ‘France Football’, ka thënë se edhe lojtarë si Mbappe, Neymar, Lewandowski, Benzema… e meritojnë Topin e Artë.

“Ka lojtar në ekipin që do t’i votoja për Topin e Artë si Neymar dhe Mbappe. Pastaj ka lojtarë të një niveli fantastik si Lewandowski, Benzema, që ka bërë një vit të madh gjithashtu. Është e vështirë, sepse duhet të bësh shumë në nivelin individual për ta fituar Topin e Artë. Viteve të fundit luan shumë rrol edhe fitimi i Champions League, Copa América ose Euro. Viteve të fundit pra qon peshë edhe triumfi në gara të rëndësishme”, deklaroi Messi për “France Football”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat