​Simeone e donte Messin në Atletico: E mora Suarezin në telefon

Futboll

​Simeone e donte Messin në Atletico: E mora Suarezin në telefon

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:18
Simeone

Lionel Messi i dha fund aventurës së tij te Barcelona verën e kaluar duke iu bashkuar skuadrës franceze Paris-Saint-Germain.

Ndarja erdhi për shkak se klubi katalanas nuk pati fuqinë e duhur ekonomike për ta përballuar një tjetër kontratë me shifra të larta për yllin argjentinas dhe si rezultat ai i largua drejt Ligue 1 me kosto zero, përcjellë KosovaPress.

Por, për Leo Messin kishte interesim edhe nga një skuadër tjetër e La Ligas dhe ajo ishte rivali i madhe i Barcelonës, Atletico Madridi.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadre Diego Simone i cili ka thënë se sapo mori vesh që Messi po ndahej me Barcelonën, e telefonoi Luis Suarezin për të kuptuar nëse kishte ndonjë mundësi për transferimin e tij në “Wanda Metropolitano”.

“Kur u konfirmua se Messi do të largohej nga Barça, unë telefonova Luis (Suárez) dhe e pyeta nëse kishte një mundësi minimale që ai të vinte në Atlético. Unë nuk e pyeta Leon direkt për shkak të respektit të madh që kam ndaj tij ", ka thënë Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat