Kosova dëshpëron, mposhtet me gabimet e saja

Futboll

Kosova dëshpëron, mposhtet me gabimet e saja

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:02
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -Kombëtarja e Kosovës dëshpëroi me lojë e me rezultat në përballje me Gjeorgjinë, duke pësuar humbje me rezultat 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pak kush e ka pritur këtë rezultat por Gjeorgjia triumfoi me gabimet e djelmoshave tanë, në radhë të parë të gafës së portierit e pastaj edhe të goli i dytë bie me fajin e mbrojtjes.  

Kosova renditet në vend të pestë përkatësisht të fundit me 4 pikë në Grupin B të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror, sa ka edhe Gjeorgjia në të katërtin me 4 pikë.

Në minutën e 5-të, futbollisti Milot Rashica pati rast ideal por portieri Loria mbyll këndin dhe shpëton portën.

Gabim i madh i portierit Arjanet Muriç, i kushton Kosovës. Muriç në vend të që të lejojë topi të del jashtë vijës fundore, ai ia kthen lojtarit të Gjeorgjisë, Okriashvili, i cili shënon nga afërsia për 0:1 në minutën e 11-të.

Fat i madh për Gjeorgjinë në minutën e 39-të. Elbasan Rashani godet fortë por njëri nga mbrojtësit e hoqi topin nga vija fatale. Gjyqtari konsulton VAR-in dhe vlerësohet se topi nuk e ka kaluar vijën fatale.

Në minutën e 43-të, Rashica pengohet dhe penallti. Mysafirët protestojnë por nuk ka kthim të vendimit nga gjyqtari. Vedat Muriqi shënon nga penalltia (1:1) në minutën e 45-të.

Në minutën e 82-të, mbrojtja e Kosovës në gjumë, Gjeorgjia shënon nga asgjë, 1:2. Zuriko Davitashvili shënon me kokë për fitoren e Gjeorgjisë 1:2.

Në minutën e 90-të, Astrit Selmani nga afërsia në vend që të shënojë ai gjuan mbi portë.  

Kosova - Gjeorgjia 1:2
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Shënues: Muriqi (45’- nga penalltia) - Okriashvili (11’).
Kartona të verdhë: Dresheviq, Rashani – Giorbelidze, Okriashvilim Chabradze.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti (Selmani 86’), Halimi (Loshaj 74’), Dresheviq, Celina (Muslija 86’), Rashani (Kastrati 58’), Muriqi dhe Rashica (Bytyqi 73’). 
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze (Azarov 80’), Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia (Davitashvili 72’), Okriashvili, Tsitaishvili (Chabradze 71’) dhe Lobjanidz (Mamuchashvili 90’).
Në minutën e 90-të, Astrit Selmani nga afërsia në vend që të shënojë ai gjuan mbi portë.  

82' Gjeorgjia në epërsi, Zuriko Davitashvili shënon me kokë 1:2. 

80' Kosova po ka telashe të mëdha.

67' Kosova e do fitoren me çdo kusht.

64' Kosova po orvatet me forcat e saja.

60' Kastrati futet në lojë në vend të Rashanit.

57' Rashica e Muriqi po tentojnë por pa sukses.

55’ Katër kartona të verdhë deri me tash.

Kosova - Gjeorgjia 1:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Kartona të verdhë: Dresheviq, Rashani – Giorbelidze, Okriashvili.
Shënues: Muriqi (45’- nga penalltia) - Okriashvili (11’).
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresheviq, Celina, Rashani, Muriqi dhe Rashica. 
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze, Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia, Okriashvili, Tsitaishvili dhe Lobjanidz.

53' Rashica godet por topi devijohet në korrne.

51' Kosova më energjike, po e fut në presion Gjeorgjinë.

48' Kosova synon fitore dhe që do të shton gjasat e saja për vend të tretë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Kosova - Gjeorgjia 1:1.

45' Vedat Muriqi nga penalltia barazon rezultatin 1:1. Gëzim i madh! 

43' Penallti për Kosovën, herën e parë me dorë e herën e dytë faulohet Rashica.

Kosova - Gjeorgjia 1:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Kartona të verdhë: Dresheviq, Rashani - Giorbelidze.
Shënues: Muriqi (45’- nga penalltia) - Okriashvili (11’).
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresheviq, Celina, Rashani, Muriqi dhe Rashica. 
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze, Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia, Okriashvili, Tsitaishvili dhe Lobjanidz.

41' Lojë e mirë.

39' Fat i madh për Gjeorgjinë. Elbasan Rashani godet fortë por njëri nga mbrojtësit e hoqi nga vija fatale. Gjyqtari konsulton VAR-in dhe nuk ka gol.

37' Halimi e Celina po orvaten por sukses.

35' Atmosferë e mirë në Prishtinë.

33' Kosova po e kërkon me ngulm golin e barazimit përmes Muriqit.

30' Lojë me ritlm por sulmuesit e Kosovës kanë problem të vijnë deri të rasti.

28' Një gol dhe një karton i verdhë derii me tash.

Kosova - Gjeorgjia 0:1

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Shënues: Okriashvili (11').

Kartona të verdhë: Dresheviq.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresheviq, Celina, Rashani, Muriqi dhe Rashica. 
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze, Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia, Okriashvili, Tsitaishvili dhe Lobjanidz.

24' Kosova po has në vështirësi.

20' Kosova po tregon angazhim por jo edhe të shënojë.

18' Lojë e mirë, por mysafirët të rrezikshëm.

15' Kosova në presion të rezultatit. Gjeorgjia avancon me 0:1.

11' Gabim i madh, i kushton Kosovës. Portieri Arjanet Muriç në vend të që të lejojë topi të del jashtë, ai ia kthen lojtarit të Gjeorgjisë, Okriashvili, i cili shënon për 0:1.

7' Kosova po tregon lojë të mirë.

5' Milot Rashica rast por portieri mbyll këndin.

3' Kosova po synon ta merr iniciativën.

1' Fillon ndeshja.

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren e dytë në Gruipin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Gjithçka gati në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova renditet në vend të katërt me 4 pikë dhe Gjeorgjia në fund me 1 pikë.  

Kosova - Gjeorgjia 

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresevic, Celina, Rashani, Muriqi dhe Rashica. 
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze, Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia, Okriashvili, Tsitaishvili dhe Lobjanidz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat