Nuk ka ndërmend të tërhiqet

Futboll

Nuk ka ndërmend të tërhiqet

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:28
Nuk ka ndërmend të tërhiqet

I mbetur pa skuadër, pasi i përfundoi kontrata me Bournemouthin, mesfushori anglez Jack Wilshere po stërvitet prej javësh në klubin e Arsenalit, po ku merr edhe eksperiencën e parë si trajner, pasi po ndihmon jo pak në trajnimin e skuadrave të moshave.

Megjithatë në një intervistë për mediat angleze, Wilshere deklaroi se nuk e ka mbyllur ende me futbollin profesionist dhe se dëshiron të rikthehet të tregojë sërish aftësitë e tij në fushën e lojës.

“Po ndihmoj edhe në fushën e trajningut, pasi është një eksperiencë e re për mua, por mbi të gjitha po punoj dyfish në stërvitje, për të rigjetur formën më të mirë.

Nuk kam ndërmend ta mbyll me futbollin, pasi jam i bindur që kam ende për të dhënë në fushë dhe mezi pres mundësinë e radhës”, deklaroi futbollisti.

Jack Wilshere është rritur në klubin e Arsenalit, ku edhe debutoi që në moshën 16-vjeçare, por pavarësisht një nisjeje të jashtëzakonshme të karrierës, në 5 vitet e fundit gjërat kanë ecur mbrapsht dhe tani 29-vjeçari nuk po arrin të bindë asnjë skuadër t’i ofrojë kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat