Rrahmani lavdëron Koulibalyn

Futboll

Rrahmani lavdëron Koulibalyn

Nga: Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:33
Rrahmani lavdëron Koulibalyn

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në një intervistë lidhur me objektivat e Napolit këtë edicion të ri, shkruan Zeri.info.

Rrahmani është duke shkëlqyer këtë edicion në Serie A, ku ka arritur të zë vend në formacionin startues të Napolit në pothuajse çdo ndeshje.

Rrahmani në një intervistë për “Radio Goal” ka zbuluar ambiciet e ekipit, ndër të tjera a foli edhe për bashkëlojtarin e tij, Kalidou Koulibay, i cili tha se është nder të luaj përkrah tij.

“Kalidou Koulibalyn është një njeri i madh dhe një lojtar shumë i fortë, për mua është nder të luaj me të”.

“Qyteti është i dashuruar me ekipin, ka shumë entuziazëm përreth. Por ne e dimë se duhet t’i mbajmë këmbët në tokë pasi edicioni është i gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat