Martini, “shigjeta” Tiranës

Futboll

Martini, “shigjeta” Tiranës

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:17
Martini, “shigjeta” Tiranës

Edy Martini, ironik në konferencën për shtyp për ndeshjen me Tiranën. Trajneri shkodran i durrsakavë i thumboi bardheblutë për çështjen e infektimeve me COVID-19.

“Në radhë të parë u uroj shërim të shpejtë djemve që kanë pasur Kovidin. Do të thosha që Tirana është me fat që lojtarët e saj e kanë kaluar Kovidin kaq shpejt, sepse unë kam pasur Ivanovicin me Kovid dhe më ka zgjatur tri javë.

Pavarësisht se gjendja e tij fizike ka qenë shumë e mirë nuk e kemi lejuar të bashkohet me skuadrën për arsye sigurie. E me sa duket Tirana ka pasur fat që janë shëruar shpejt. U kam thënë djemve që kjo situatë nuk duhet të na vërë në gjumë dhe gjendja e tyre nuk ka të bëjë me Kovidin në këto momenti.”

Martini gjithsesi, parashikon një sfidë shumë të fortë, mes dy ekipeve që i konsideron pretendente.

“Është ndeshje shumë e fortë, patjetër. Do të thosha përplasen ekipe të vendeve të para, sepse pikët janë ary-aty. Në këtë moment vendi i parë është fjalë shumë e madhe, sepse diferenca me pikë është e vogël.

E kemi vlerësuar maksimalisht, siç kemi bërë gjithmonë vitet e fundit kur kemi luajtur me Tiranën.”

Nuk e ka pritur mirë ndërprerjen e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, pasi në këtë rast ka ndihmuar kundërshtarin, por sërish këmbëngul se Teuta e tij hyn në fushë si favorite.

“Në çdo ndeshje jemi favoritë, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë kështu që të tillë do të jemi edhe këtë herë. Unë nuk e doja këtë ndërprerje, sepse po kalonim një moment të mirë. Gjithsesi gjendja është e mirë dhe futbollistët janë në formë optimale, me përjashtim të Idrizajt që ka një dëmtim dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Mendoj që do ta nisim aty ku e lamë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat