Spezia fiton me përmbysje

Futboll

Spezia fiton me përmbysje

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:57
Spezia fiton me përmbysje

Spezia ka arritur të marrë një fitore të vuajtur 2:1 përballë Salernitanës, një kundërshtari direkt për mbijetesë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Simit i cili realizoi në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Specian e cila barazoi menjëherë shifrat në minutën e 51-të të takimit me Strelec.

Çerek ore nga fundi i ndeshjes, ukrainasi Kovalenko përmbysi gjithçka me një silurë nga distanca për t’i dhënë 3 pikë skuadrës së tij.

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj hyri si zëvendësues në këtë ndeshje duke u aktivizuar në minutën e 68-të. Lushnjari u bë protagonist në minutën e fundit të ndeshjes duke u ndëshkuar me karton të verdhë nga arbitri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat