Daja analizon sfidën me Kukësin

Futboll

Daja analizon sfidën me Kukësin

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 19:59
Daja analizon sfidën me Kukësin

Pesë ndeshje pa fitore, një humbje në start dhe më pas katër barazime radhazi, të gjithë 1-1. Trajneri Ilir Daja shpjegon çfarë ndodhi në përballjen me Kukësin dhe flet edhe për diskutimin me arbitrin në fund të ndeshjes.

“Pjesën e parë Kukësi ishte shumë lart, falë një ndeshjeje mjaft të mirë të De Lucas, që përfitoi edhe nga fakti që Kaçe nuk ka gjendjen e duhur fizike për të mbuluar më shumë metra.

Në pjesën e dytë lamë Kaçen që të markojë këmba-këmbës numrin 6 të Kukësit dhe ishim shumë më lart, duke kontrolluar lojën dhe dominuar. Shënuam golin e parë dhe patëm një penallti në lëvizje për të dyfishuar, por nuk ia dolëm, ndërsa më pas pësuam për shkak të një vendosjeje të gabuar mbrapa.

Sa i përket arbitrit, është një i ri që unë e vlerësoj shumë, por gaboi në rastin e Cardosos, pasi nuk akordoi faull e as karton për një ndërhyrje, që i kushtoi atij dëmtimin dhe largimin nga fusha.

Ishte një diskutim normal pas ndeshjes, megjithatë mund të them se jam i kënaqur me punën e arbitrit dhe nuk kam asnjë kontestim”, tha ndër të tjera Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat