Salah kërkon një pagë më të mirë

Futboll

Salah kërkon një pagë më të mirë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:07
Salah aktualisht kërkon pagë

Rinovimi i Salah po zgjat më shumë sesa pritej dhe ashtu siç ishte parashikuar ditë më parë, agjenti i egjiptianit udhëtoi këtë fundjave në Liverpool për të përfunduar marrëveshjen e re.

Qëllimi i bordit sportive të “The Reds” është të zgjidhë çështjen para largimit të lojtarin për “Kupën e Afrikës” janarin e ardhshëm, por mungesa e konsesuesit mbi pagën është pika që nuk po zgjidhet në negociata.

Salah aktualisht kërkon një pagë që arrin 500.000 euro në javë, dicka që do ta bënte atë më të paguarin në skuadër.

Tani do të duhet të presim nëse Liverpooli do ta zgjidhë këtë situatë, apo do të prishë përfundimisht negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat