Neville: Arabët po e keqtrajtojnë

Futboll

Neville: Arabët po e keqtrajtojnë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:41
Neville: Arabët po e keqtrajtojnë

Që kur Newcastle ju shit fondit saudit PIF, më i kërcënuari për vendin e punës ka qenë trajneri Steve Bruce.

Tekniku i bardhezinjve nuk përjeton një moment të qetë për disa motive. I pari ka të bëjë me klasifikimin, duke qenë se Magpies po frekuentojnë shkallët e ulëta të renditjes, dhe motivi i dytë ka të bëjë me faktin se zakonisht, kur një klub blihet nga një shoqëri shumë e pasur, koka e parë që pritet në revolucionin transformues është ajo e trajnerit.

Jo rastësisht u bë kohë që përmenden emra të ndryshëm për stolin e Newcastle, mes të cilëve edhe ata të Antonio Conte dhe Zinedine Zidane. Bruce ndërkohë gjen një aleat të papritur te Gary Neville. Ish mbrojtësi i Manchester United në një intervistë përmendi edhe eksperiencen e tij si trajner dhe pronar i Salford për të thënë të tijën në lidhje me trajtimin që drejtuesit e rinj të Neëcastle po i rezervojnë Steve Bruce.

” Më kanë pushuar si trajner, janë gjëra që ndodhin, Dhe unë vetë kam pushuar trajnerë, nuk është ndonjë gjë e bukur, por e bën dhe ju paguan dëmshpërblimin.

Ti e di që ata bëjnë një punë të vështirë, ti respekton ata dhe ata të respektojnë ty. Por ajo që po ndodh me Steve Bruce është totalisht e gabuar.

Nëse do të flisnim për çfarëdolloj pune tjetër, kjo situatë do të klasifikohej si abuzim ndaj një puinëmarrësi dhe do ti hapte shumë telashe punëdhënësit”

Me pak fjalë Neville i akuzon pronarët e rinj se nuk kanë thënë as edhe një fjalë në lidhje me të ardhmen e trajnerit, si për ti garantuar besimin, ose edhe për të shpjeguar se do të pushohet nga detyra.

”Steve Bruce meriton qartësi. Vihuni në vendin e tij, ndoshta bëni avokatin, llogaritarin apo elektricistin, dhe shefi juaj ju trajton në këtë mënyrë. Nuk flas për kritikat e tifozëve të Neëcastle, por për situatën që po vazhdon këto javë. Nuk është e drejtë të sillesh kështu me një person të shkëlqyer, një njeri të futbollit, dike që numëron 1000 ndeshje si trajner.

Meriton të trajtohet më mirë, nëse doni ta pushoni,  jepini gjithë paratë, mos e evitoni, bëni gjënë e duhur dhe ecni përpara. Nëse nuk doni ta pushoni, thuajeni dicka të tillë dhe tregohuni të qartë për atë që doni të bëni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat