Karriera e çuditshme e një futbollistit

Futboll

Karriera e çuditshme e një futbollistit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 14:40
Karriera e çuditshme e një futbollistit

Shumë futbollistë që mbyllin karrierën e tyre zgjedhin që të vazhdojnë rrugën në sport duke u kthyer në trajner, gazetarët, ekspertë në media dhe gazetar. Por rasti i ish-futbollistit të Philip Mulryne, që dikur ka luajtur edhe me Manchester United, është shumë i veçantë.

Një lojtar aspak i disiplinuar që zgjedh të kthehet në prift.

Në moshën e vogël Mulryne kishte mundësinë që të luante me ekipin e djajve të kuq që drejtohet nga Ferguson. Pasi bëri disa ndeshje me gjigandët anglez, duke parë konkurrencën e madhe dhe yjet që kishte në përbërje, trajneri ia bëri të qartë se duhej të priste radhën e tij që të kishte mundësinë për të luftuar për fanellën e titullarit.

Kjo nuk i pëlqeu Mulryne që u transferua te Norwich, duke luajtur për 140 ndeshje dhe duke shënuar 18 gola, për ta ndihmuar ekipin për t’u ngjitur në Premier League.

Sjellja e tij nuk ishte aspak e disiplinuar. Ai pëlqente makinat e shtrenjta, daljet jashtë në jetën e natës dhe shumë kohë i merrte shoqëria me vajzat e bukura. Gjithashtu në atë kohë do të lidhej edhe me modelen Nicole Chapman. “Kam kaluar shumë kohë te Norwich. E mbushja kohën time me shumë gjëra. Blija nga katër makina në vit sepse mërzitesha dhe doja më tepër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat