Shehu: Nuk u përshtatëm mirë

Futboll

Shehu: Nuk u përshtatëm mirë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 16:57
Shehu: Nuk u përshtatëm mirë

Mesfushori Juljan Shehu u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Kastrioti-Laçi i cili pas ndeshje u shpreh:

”Nuk është se ndryshoi diçka e madhe, por po kalojmë një situatë e keqe. Ishim të motivuar ta ndryshonim këtë rezultat, dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Të gjithë e dimë që me Kastriotin është vështirëm, pasi Kastrioti lufton shumë dhe ne ju përgjigje me të njëjtën monedhe dhe ia dolëm.

Është akoma herët për të folur për objektiva, e rëndësishme është të kthehemi te rezultatet pozitive. Nuk e di të them se si ndryshoi skuadra, bëmë performanca të mirë në Europë, por ndryshuam. Fati të ndihmon një herë por jo gjithmonë. Duhet të kthehemi të lojërat tona, pasi nuk na shkon neve me ato rezultate.

Ne jemi profesionistë, jemi me trajnerin në çdo situatë. Mendoj që ka qenë thjeshtë çështje përshtatje, nuk jemi përshtatur mirë me trajnerit që ishte, aq. Eufori te ekipi i Laçit nuk ka, ka qenë vetëm lodhje’’, u shpreh mesfushori..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat