Ferizaj shënon fitoren e pestë rresht, +2 pikë larg liderit Ramiz Sadiku

Futboll

Ferizaj shënon fitoren e pestë rresht, +2 pikë larg liderit Ramiz Sadiku

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:45
Ferizaj shënon fitoren e pestë rresht, +2 pikë larg liderit Ramiz Sadiku

Ferizaj vazhdon me serinë fantastike në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B. Futbollistët e Ferizajt shënojnë fitoren e pestë rresht, kësaj radhe fituan me rezultat 2:1 në konak të Vllaznisë  së Pozhoranit.

Ferizajasti ngjiten në vend të tretë me 17 pikë, kanë dy me pak se lideri Ramiz Sadiku i Prishtinës.  

“Një ndeshje e fituar me mund dhe djersë, të gjithë lojtarët luftuan me maksimumin e tyre deri në fund te ndeshjes, kjo ishte fitorja e 5-të radhas e djelmoshave tanë nën-drejtimin e trajnerit Arbnor Morina.
Golashënues ishin; Çlirim Kashtanjeva (1) dhe Behar Bardhi (1). 

Vazhdojmë tutje, drejtë synimit tonë”, shkruan në faqen e KF Ferizaj.

Grupi B

2 Korriku - Ramiz Sadiku 0:1
Vitia - Vushtrria 0:1
Vllaznia - Ferizaj        1:2
Kika – F. Kosova          2:0
Flamurtari - Arbëria    1:1

Pas javës së 10-të, Ramiz Sadiku kryeson me 19 pikë, pasojnë Vushtrria 18, Ferizaj 17. Arbëria 16, 2 Korriku 15, Vllaznia 13, Flamurtari 11, KIka 9, Fushë Kosova 8 e Vitia 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat