Ferguson merr pjesë në stërvitjen e United

Futboll

Ferguson merr pjesë në stërvitjen e United

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:27
Ferguson merr pjesë në stërvitjen e United

Vazhdon të jetë e paqartë situata mbi të ardhmen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United.

Pozicioni i norvegjezit tash e disa javë është vënë në dyshim por humbja e thellë me rezultat 5-0 e ka rënduar edhe më shumë situatën, aq sa mediat e ndryshme angleze raportojnë se shkarkimi i tij është shumë afër,.

Por, nga ajo që shkruan sot gazetari i njohur Fabrizio Romano kuptohet se Solskjaer mund të ketë edhe një shans për ta përmirësuar situatën pasi në stërvitjen e sotme të skuadrës mori pjesë edhe trajneri legjendar i Sir Alex Ferguson që po konsiderohet si një mbështjetje për trajnerin aktual dhe stafin e tij.

Sipas Romanos, United do të pres edhe më tutje për një vendim final, derisa klubi do të ballafaqohet me ndeshje të vështira në vazhdim si Tottenhami, Atalanta dhe Manchester City.

Në rast të sgkarkimit të Solskjaer, emrat që janë përmendur si zëvendësues potencial të tij janë ish-trajneri i Interit Antonio Conte dhe ish-trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat