Dalin detaje të reja për vdekjen e Maradonës: U braktis...

Futboll

Dalin detaje të reja për vdekjen e Maradonës: U braktis...

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:26
Dalin detaje të reja për vdekjen e Maradonës: U braktis...

Trajtimi mjekësor që mori Maradona ishte shumë i keq, prandaj ai vdiq. Ka kaluar pothuajse një vit nga vdekja e Diego Armando Maradonës, por detaje të reja vazhdojnë të dalin mbi ditët e tij të fundit. Këtë herë, për t’i zbuluar ato mendon Matias Morla, ish-avokat i “Pibe de Oro”, i cili në dëshminë e tij të fundit gjyqësore drejton gishtin nga mjekët.

“Kishte shumë gabime, prandaj Diego vdiq, u fry dhe u fry i gjori, derisa i plasi zemra”, – tha Morla për shtypin ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit të San Isidros, ku dha një dëshmi të gjatë për tri orë.

Procesi vazhdon pa pushim për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së Maradonës. Hetimet po analizojnë përgjegjësinë e shtatë punonjësve shëndetësorë, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, i dyshuar për vrasje nga pakujdesia, një vepër që përfshin dënime nga 8 deri në 25 vite burg.

Morla e quajti të çmendur vendimin e familjes për ta trajtuar Maradonën në shtëpi:

“Është çmenduri, sepse sipas mjekëve, Diego nuk mund të largohej nga klinika Olivos”. Akuza bazohet në supozimin se Maradona mori kujdes të pamjaftueshëm nga anëtarët e ekipit mjekësor, të cilët, edhe duke e ditur se mund të vdiste, nuk bënë asgjë për ta parandaluar këtë.

Komisioni mjekësor prej 20 ekspertësh konstatoi se Maradona qëndroi në agoni për orë të tëra dhe u braktis në fatin e tij, ndërsa vlerësoi se ekipi mjekësor i drejtuar nga Luque ka aplikuar trajtim “të pamjaftueshëm, të mangët dhe të pamatur”. Morla tha se herën e fundit që e pa Maradonën, më 16 nëntor, “ai kishte një zë të çuditshëm, robotik, shumë të lartë dhe me ndërprerje. I informova të gjithë në shtëpi për gjendjen në të cilën ishte Diego”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat