Shtavica i Rahovecit përfundon me sukses operimin

Futboll

Shtavica i Rahovecit përfundon me sukses operimin

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:43
Shtavica i Rahovecit përfundon me sukses operimin

Lojtari i klubit të Rahovecit, Egzon Shtavica, ka mbaruar me sukses intervenimin kirurgjik në ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë.

Skuadra e Ligës së Parë ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë zyrtare se lojtari i tyre ka përfunduar me sukses operimin dhe i kanë uruar fat në rikthimin e tij.

“Kryesia e klubit, shtabi teknik, bashkëlojtarët, ,,vreshtarët’ dhe i gjithë qyteti i urojmë rikuperim të shpejtë Xakit tonë”, shkroi klubi.

Në anën tjetër, Egzon Shtavica ka reaguar përmes një fotoje të publikuar në “Facebook”, duke thënë se do të rikthehet edhe më i fortë.

“Përfundova me sukses operimin. Një falënderim i veçantë shkon për doktorët dhe gjithë stafin. Faleminderit klubi im Rahoveci dhe shihemi së shpejti”.

Akutalisht, Rahoveci është në vendin e gjashtë në grupin A të Ligës së Parë, me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat