Kepa përjashton mundësinë e largimit

Futboll

Kepa përjashton mundësinë e largimit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:49
Kepa përjashton mundësinë e largimit

Kepa Arrizabalaga po jeton një moment të ri te Chelsea dhe kjo vjen pas një momenti kur ai bëri gati valixhet për t’u larguar nga Stamford Bridge, sot gjithçka ka ndryshuar.

Protagonist në ndeshjet e fundit të skuadrës së Tuchel kur arriti të mbante gjallë blutë në Carabao Cup duke ndalur një penallti kyçe në turin e fundit, e ardhmja e tij duket se do të vazhdojë të lidhet me skuadrën londineze.

Në deklaratat e tij të fundit, portieri nuk ia mbyll dyert një rinovimi, por pretendon se ndihet shumë i lumtur në Londër dhe Chelsea, sidomos tani që është rikthyer të llogaritet për trajnerin.

Me paraqitjen e tij të fundit, Kepa kërkon një mundësi të re për të qenë titullar në njëmbëdhjetëshen e Chelseat për Premierë dhe Champions, megjithëse me Mendy gjithashtu në një nivel të lartë duket e vështirë që ai të mund të kapërcejë senegalezin.

Portieri spanjoll e di që herët a vonë do të ketë mundësi dhe nuk dëshiron të fillojë nga e para në një destinacion të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat