Liverpool po kryeson garën për shërbimet e Phillips

Futboll

Liverpool po kryeson garën për shërbimet e Phillips

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 19:05
Kalvin Phillips

Mesfushori anglez mund të ndërroj ambient dhe të kalojë në “Anfield Road” këtë afat kalimtar dimëror të transferimeve.

Gjigandi anglez Liverpool është duke e kryesuar garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Leeds United Kalvin Phillips, raporton “The Daily Star”.

Po ashtu, skuadra e Manchester United ka qenë e lidhur me një transferim të mundshëm të 25 vjeçarit, por Phillips thuhet se nuk preferon kalimin te “Djajtë e Kuq” për shkak të rivalitetit të tyre me skuadrën e tij Leeds, përcjell KosovaPress.

Tani spekulohet që Liverpooli do të jetë destinacioni i preferuar për Phillips, por ky i fundit ka kontratë aktuale me Leeds deri në vitin 2024.

Kalvin Phillips është produkt i akademisë së Leeds United, ku deri tani ka bërë 220 paraqitje për klubin duke regjistruar 14 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat