Juventus dhe Man City në garë për shërbimet e Vlahovic

Futboll

Juventus dhe Man City në garë për shërbimet e Vlahovic

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 10:54
Juventus dhe Man City në garë për shërbimet e Vlahovic

Sulmuesi i Fiorentinas ka rënë në radarin e shumë klubeve evropiane.

Dusan Vlahovic thuhet se ka refuzuar të rinovojë kontratën me Fiorentinën që i skadon në qershor të vitit 2023.

Duke parë situatën aktuale, pritet që ai të shitet në afatin kalimtar të janarit, ose më së largu në fund të edicionit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Juventus dhe Manchester City kanë kontaktuar agjentin e futbollistit, duke shpresuar që të finalizojnë marrëveshjen për transferimin e tij në merkaton e dimrit.

Të dyja ekipet janë të interesuar të transferojnë një top sulmues qendrorë, dhe futbollisti i Fiorentinas po shihet si opsion ideal.

Fiorentina është e gatshme ta shesë futbollistin për një shumë rreth 60 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat