Rikthehet Kampionati i femrave

Futboll

Rikthehet Kampionati i femrave

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:24
Rikthehet Kampionati i femrave

Pas një shkëputjeje thuajse tre javore për shkak të ndeshjeve të ekipeve Kombëtare për eliminatoret e Kupës së Botës, kampionati i futbollit të femrave do të rikthehet këtë fundjavë.

Kjo javë e tretë e kampionatit do të nisë me sfidën Lushnja – Partizani, që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Roza Haxhiu” duke nisur nga ora 12:00. Myzeqaret e nisën mjaft mirë kampionatin, duke marrë një fitore në shtëpi në javën e parë ndaj Teutës, teksa në javën e dytë pësuan një humbje në transfertën e Tiranës. Ndërkaq, edhe Partizani ka të njëjtin numër pikësh, po aq sa Lushnja, ku ka marrë një fitore dhe një humbje në dy javët e para të kampionatit.

Tirana AS do të udhëtojë drejt Shkodrës, ku do të përballet me Atletik Klub, në një sfidë mjaft interesante, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë tre pikët e para në kampionat. Tirana AS gjendet në kuotën e 0 pikëve, me vetëm një humbje dhe një ndeshje më pak se skuadrat e tjera në kampionat. Shkodranet kanë marrë barazimin e parë ndaj Skënderbeut, ndërsa në javën e dytë pësuan një humbje të thellë nga Murlani. Ndeshja do të luhet në kompleksin Zmijani ditën e shtunë, duke nisur nga ora 15:00.

Tre sfidat e tjera të javës do të zhvillohen ditën e diel. Kinostudio pret në Qendrën e Ekipeve Kombëtare ekipin e Skënderbeut, ndërsa do të kërkojnë të marrin fitoren e parë në këtë sezon të ri futbollistik. Ndeshja do të nisë nga ora 12:30. Në dy ndeshjet e tjera, Murlani do të udhëtojë drejt Fierit, një përballje mjaft interesante kundër Apolonisë që gjendet në kuotën e gjashtë pikëve pas dy javëve të para. Ndeshja do të luhet në Loni Papuçiu duke nisur nga ora 14:00, ndërsa në po të njëjtën orë, Teuta pret në Durrës bardheblutë e Tiranës.

Ndeshjet e javës së tretë: 

Lushnja-Partizani, e shtunë ora 12:00

Atletik Club-Tirana AS, e shtunë  ora 15:00

Apolonia-Murlani, e diel  ora 14:00      

Kinostudio-Skenderbeu, e diel ora 12:30

Teuta-Tirana, e diel ora 14:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat