Feronikeli kundër Llapit e Dukagjini sfidohet nga Gjilani

Futboll

Feronikeli kundër Llapit e Dukagjini sfidohet nga Gjilani

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:09
Feronikeli kundër Llapit e Dukagjini sfidohet nga Gjilani

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante

Sot (e shtunë)vazhdon xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll, me tri ndeshje interesante.

Drita e pret në shtëpi Malishevën, në një duel që pritet të jetë tjet interesant.

Dukagjini përballet me Gjilanin, sfidë ku gjilanasit synojnë të vazhdojnë me fitoren, ndërsa ekipi nga Klina synon të këndellet.

Feronikeli-Llapi, është një tjetër përballje interesante ku të dyja ekipet kërkojnë tre pikët.

Të tri takimet luhen nga ora 13:00.

Momentalisht në tabelë prin Ballkani me 21 pikë, i ndjekur nga Drenica e Gjilani që kanë nga 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat