Shqiptari asiston në derbin e çmendur në Zvicër

Futboll

Shqiptari asiston në derbin e çmendur në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:30
Shqiptari asiston në derbin e çmendur në Zvicër

Derbi i madh e me 6 gola në stadiumin "Letzigrund" në Zurich. Baseli ka barazuar me rezultat 3:3 me Zurich-un, në derbin e javës në Kampionatin e Zvicrës.  

Futbollistët Shqiptarë Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu e Blerim Xhemaili, u paraqitën standardë për Zurich-un dhe Pajtim Kasami për Baselin.

Artur shënoi në minutën e 5-të pas asistimit të Kasamit, pastaj Ndoye (48’), Millar (63’) dhe për Zurich-un Boranijasheviq (47'), Frei (53'-autogol) e Ceesay (90+6').

Kasami në minutën e 71-të ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa Aliti u zëvendësua në minutën e 84-të. 

Pas 12 jave Baseli kryeson me 26 pikë, ka 4 më shumë se Zurich në pozitën e dytë.

Baseli nuk njeh humbje, ka 7 fitore e 5 barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat