Ardi Shala shënon në minutën e 90+3 për fitoren e madhe të Ulpianës së Lipjanit.
Ulpiana e Lipjanit digë e pakalueshme për Ballkanin nga Theranda.
Lipjanasit shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj therandasve, në ndeshjen e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 47-të, Ardi Shala shënoi autogol për epërsinë e Ballkanit.
Megjithatë vendasit gjetën forcë për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 69-t, Iran Goncalves shënon gol të bukur, 1:1.
Në minutën e 90+3, Shala shënon dhe kthen duarthatë Ballkanin.
Ballkan është në pozitën e tretë me 21 pikë dhe Ulpiana në të shtatin 7-tin me 13 pikë.