Vinicius: Jam tifoz i Neymarit dhe Ronaldos

Futboll

Vinicius: Jam tifoz i Neymarit dhe Ronaldos

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:53
Vinicius: Jam tifoz i Neymarit dhe Ronaldos

Mediat raportuan se braziliani Vinicius Junior është tifoz i Barcelonës dhe që donte kalimin në “Camp Nou”, para se t’i bashkohej Real Madridit, në çastet e fundit.

Por, Vinicius thotë se nuk ka qenë asnjëherë tifoz i Barcelonës, thjeshtë ka admiruar Neymarin, njësoi siç pëlqen edhe tani dhe yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo.

“Asnjëherë nuk kam qenë tifoz i Barcelonës. Gjithmonë e kam admiruar Nejmarin, ku do që shkonte dhe njerëzit ndonjëherë e keqkuptojnë. Jam dhe gjithmonë kam qenë tifoz i Real Madridit.

Nuk është që e mbështes PSG ose Manchester Unitedin sepse jam tifoz i Neymarit dhe Ronaldos. Është admirim për idhujt e mi. Dua t’i bëj tifozët e lumtur. Real Madridi më ofroi më pak para, por më besuan dhe më dhuruan projektin më të mirë”, ka thënë Vinicius.

Ndërkohë, Vinicius është duke shkëlqyer nën urdhrat e Carlo Ancelottit këtë sezon te klubi madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat