Spikat derbi Dinamo-Tirana

Futboll

Spikat derbi Dinamo-Tirana

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:13
Spikat derbi Dinamo-Tirana

Rikthehet Kupa e Shqipërisë teksa sot do të luhen 8 ndeshjet e Turit të Dytë.

Në Grupin A do të luhen 4 ndeshje, 3 në orën 14:00, Korabi-Teuta, Besëlidhja-Partizani dhe Bylis-Skënderbeu.

Ndërsa në orën 16:45 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana, e cila do të luhet në stadiumin “AIR Albania”.

Në Grupin B, do të zhvillohen 4 takime, Pogradeci-Vllaznia, Tomori-Laçi, Egnatia-Kukësi e cila do të luhet në stadiumin e qytetit të Peqinit dhe Flamurtari-Kastrioti.

Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 17 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat