Lajm i keq për Agueron, mungon disa muaj

Futboll

Lajm i keq për Agueron, mungon disa muaj

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:40
Lajm i keq për Agueron, mungon disa muaj

Barcelona do të kërkojë të gjejë zëvendësuesin e Aguero-s në merkaton e janarit.

Argjentinasi nuk do të jetë në dispozicion për tre muaj për shkak të një aritmie kardiake.

Sipas AS, klubi do të kërkojë të bëjë një investim të rëndësishme, duke patur parasysh operacionet jo shumë të suksesshme si blerjet e Boateng dhe Braithëaite.

Objektivi është Dani Olmo, i kërkuar në ditët e fundit të merkatos së verës. Lojtari i Leipzig është i lidhur me klubin gjerman deri në 2024-ën.

Formula e mundshme e vetme për ta marrë është ajo e huazimit dhe të drejtës së blerjes.

Duhet mbajtur nën vëzhgim edhe situata e Raheem Sterling, me sulmuesin anglez që ka kërkuar më shumë hapësira te City kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat