Portieri ka kontratë afatgjate, por...

Futboll

Portieri ka kontratë afatgjate, por...

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:34
Portieri ka kontratë afatgjate, por...

Sipas El Nacional, Newcastle është duke shikuar mundësinë për të rrëmbyer Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona.

Portieri ka kontratë afatgjate me klubin nga Camp Nou, por klubi anglez tani ka para më shumë se askush tjetër dhe është i gatshëm t’i ofrojë pagë dyfish më të madhe se sa merr te Barça.

Derisa sa i përket çmimit të blerjes, nuk është problem për Newcastle.

Barcelona do të kërkonte më shumë se 50 milionë euro për lojtarin, shifër lehtë e përballueshme për miliarderët e Newcastle.

29-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014.

Ai ka fituar gjithçka me Barçën dhe pas largimit të Messit, klubi katalunas ka nisur ndërtimin e skuadrës për të ardhmen dhe Ter Stegen mund të kërkojë gjithashtu të ndërrojë ambient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat