Berbatov: United nuk duhet të varet nga Ronaldo

Futboll

Berbatov: United nuk duhet të varet nga Ronaldo

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:12
Cristiano Ronaldo

Sot luhet derbi i Manchesterit.

Man Utd dhe Man City do të përballen mes vete sot nga ora 13:30.

Para kësaj ndeshje ka folur ish-futbollisti i United, Dimitar Berbatov i cili ka thënë se “Djajtë e Kuq” nuk duhet të mbështeten gjithmonë tek CR7.

“Mezi pres të shoh përsëri Cristiano Ronaldon të luajë një derbi të Mançesterit”.

“Të gjithë e dinë se, kur skuadra ka nevojë për të në një situatë të vështirë, si kundër Atalantës të dyja herët, ai mund të shfaqet dhe të shënojë një gol jetik”.

“Por, nëse United mbështetet tek ai dhe mendon se magjia e tij do të ndodhë çdo ndeshje, atëherë është një gabim i madh”.

“Futbolli është një sport ekipor dhe të gjithë duhet të komunikojnë, të mbulohen dhe të jenë në lojën e tyre që në minutën e parë”, tha Berbatov.

Deri i Manchesterit luhet nga ora 13:30 në “Old Trafford”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat