Shqipërinë e gjykojnë gjermanët

Futboll

Shqipërinë e gjykojnë gjermanët

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:26
Shqipërinë e gjykojnë gjermanët

Më datë 12 nëntor, në orën 20:45, Shqipëria e trajnerit Edy Reja do të zbresë në stadiumin legjendar Wembley për të sfiduar vendasit e Anglisë. Kuqezinjtë kanë ende shpresa (edhe pse minimale) për të prekur fazën Play-Off, teksa janë në vend të tretë në grup me 15 pikë, ndërsa para tyre është Polonia me 17 pikë dhe Anglia me 20 pikë.

Ndërkohë, janë bërë publikë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në takimin e kuqezinjve. Bëhet fjalë për një kastë gjermane të arbitrimit teksa kryesor do të jetë Felix Zwayer, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar në ndeshjen e Champions League mes Sheriff Tiraspolit dhe Inter. Sakaq, asistentë të tij do të jenë Marco Achmüller dhe Jan Seidel, ndërsa në VAR do të jenë Bastian Dankert dhe Mike Pickel.

Gjyqtarë:

Felix Zwayer (GER)

Assistant referees

Marco Achmüller (GER)

Jan Seidel (GER)

Video Assistant Referee

Bastian Dankert (GER)

Assistant Video Assistant Referee

Mike Pickel (GER)

Fourth official

Sven Jablonski (GER).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat