Prençi, 100 ndeshje me Llapin

Futboll

Prençi, 100 ndeshje me Llapin

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:29
Prençi, 100 ndeshje me Llapin

Futbollisti Elvis Prençi nderohet me mirënjohje nga fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva.

Arsye është se ai ka zhvilluar 100 ndeshje në petkun e llapjanëve. 

“Elvis Prençi, 100 ndeshje të zhvilluara me KF Llapin.
Qendërmbrojtësi i skuadrës, Elvis Prençi në ndeshjen e fundit ndaj Malishevës ka zhvilluar ndeshjen e 100-të jubilare me KF Llapin.

I ardhur tek skuadra jonë 3 vite më parë, Prençi ka qenë ndër futbollistët më të dalluar duke dhënë kontribut të madh përgjatë këtyre 3 viteve.

Elvis Prençi njihet si futbollist dhe person shumë i edukuar dhe kjo e bënë atë shumë të lidhur me klubin dhe tifozët.

Klubi dhe tifozët do ta kujtojnë gjithmonë golin e tij historik të realizuar në finalen e Kupës ndaj Dukagjinit në minutën e 121 të ndeshjes duke arritur ta dërgoj ndeshjen në penallti dhe më pas duke arritur ta fitonim trofeun e Kupës së Kosovës.

Në shenjë falënderimi për kontributin e tij të dhënë për fanellën bardhekaltër, kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina në emër të kryesisë e ka nderuar Prençin me mirënjohje dhe i ka dëshiruar shëndet, suksese dhe paraqitje të mira me klubin”, shkruan në faqen e KF Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat